Gejzeri është një burim termomineral që u shfaq në vitin 1954 gjatë shpimit në 470 metra lartësi mbidetare, në një thellësi prej 9 metrash me temperaturë 71° Celsius, shtylla ujore e të cilit është 8 metra. Ky gejzer e bën Banjën e Sijarinës unike në pjesën kontinentale të Evropës dhe paraqet atraksion për vizitorët. Shushurima e tij e butë qetëson nervat. Uji i këtij burimi mineral është jashtëzakonisht i përshtatshëm për trajtimin e të gjitha llojeve të reumatizmave, sëmundjeve neurologjike, pasojave të traumave dhe plagëve të luftës, frakturave të kockave dhe ndërhyrjeve kirurgjikale në sistemin e kockave dhe kyçeve.
onyx.
© 2024